close
Bota

“FREEDOM HOUSE”: REKORD ARRESTIMESH PËR SHKAK TË PUBLIKIMEVE NË INTERNET

freedom-house-november-5-2019

Raporti i organizatës “Freedom House” bën të ditur se nga Qershori 2020 deri në Maj 2021, numri I vendeve ku shfrytëzuesit e internetit janë arrestuar dhe maltretuar ka arritur nivele rekorde.

Të drejtat digjitale tashmë për 11 vit me radhë shënojnë rënie – ka njoftuar OJQ-ja amerikane.

Raporti vlerëson nivelin e lirisë në internet nëpër vende të ndryshme, vecanërisht duke marrë parasysh kufizimet për qasje ose tentativat për manipulime me debatet e internetit.

“Këtë vit, në 41 vende, shfrytëzyesit e internetit u përballën me sulme fizike si hakmarrje për aktivitetet e tyre online” – thuhet në raportin e Freedom House.

Gjithsejt 20 vende kanë bllokuar qasjen e qytetarëve të tyre në internet për një vit.

Gjatë periudhës së monitorimit, situatat në Mianmar dhe Bjellorusi përmenden në kontekstin negativ, ku ka pasur ndërprerje të rrymës me qëllim të bllokimit të Internetit.

Të drejtat e internetit më pak shkelen në Islandë më pas në Estoni dhe në Kostarikë.

Kina ende gjendet në vendin e parë, në mesin e vendeve që manipulojnë me Internetin për shkak të censurës, luftës kundër anonimitetit online dhe arrestimit të kundërshtarëve që janë aktiv në Internet. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia