close
Top LajmeVendi

FREEDOM HOUSE: RMV-ja VEND PJESËRISHT I LIRË

972AB003-6DA2-45C3-B966-CF102CA7CBB2

Në Raportin “Liria në Botë 2021”, Maqedonia e Veriut ka fituar 66 pikë nga 100 të mundshmet dhe për tri pikë ka shënuar progres krahasuar me vitin e kaluar.

Maqedonia e Veriut vazhdon luftën kundër korrupsionit dhe derisa mediat dhe shoqëria civile janë të kyçur në diskursin intenziv publik, gazetarët dhe aktivistët po përballen me presione dhe frikësime.

Këto janë disa nga vlerësimet e raportit më të ri të Organizatës Ndërkombëtare Freedom House “Liria në Botë 2021: Demokracia nën shtetrrethim”, ku RMV-ja është vlerësuar si vend pjesërisht I lirë.

Në shumë segmente, siç janë transparenca, liria e shprehjes, korrupsioni, RMV-ja, sikurse vitin e kaluar është vlerësuar me notë mesatare. Progresi është shënuar në pjesën e zgjedhjeve, për formimin e qeverisë dhe sic thuhet, obstruksionet e zvogëluara për punën e parlamentit.

Si ngjarje kryesore në vitin 2020 veçohen zgjedhjet parlamentare, që vlerësohen si kredibile dhe pa incidente të mëdha. Janë potencuar ndryshimet në Ligjin për Prokurori Publike, ku thuhet se ishin përcjellë me kontraverza rreth ndryshimeve të rregullativave ligjore në momentin e fundit.

Në Raport përmendet edhe pandemia, ku sqarohet se parashihen dënime për shkelësit e masave për mbrojtje nga COVID-19 dhe se kundër tyre nuk është zbatuar dhunë e as forcë e tepruar.

Lidhur me korrupsionin, vendi është vlerësuar me 2. Në Raport potencohet se korrupsioni edhe mëtej paraqet problem serioz, duke rikujtuar se është shumë e përhapur mosndëshkueshmëria e zyrtarëve të korruptuar qeveritar, duke llogaritur anëtaë të parlamentit dhe gjyqësorit.

Në Raport thuhet se krahas lëvdatace nga BE-ja për progresin stabil të reformave, vazhdon dukuria e korrupsionit dhe skandaleve në furnizimet publike. Mbetet shqetësimi për efikasitetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, që vlerësohet me 2 pikë, nga 4 të mundshmet. Në Raport thuhet se në gjyqësor nuk janë zbatuar të gjitha reformat nga ana e Qeverisë.

Situata me lirinë e mediave është vlerësura me tri pikë. Për gazetarët thuhet se edhe mëtej janë të ekspozuar presioneve politike dhe shqetësimeve dhe se ende ka denoncime për sulme fizike ndaj tyre. Nga ana tjetër, për mediat thuhet se janë politikisht të polarizuara dhe se përmbajtja e mediave private është nën ndikim të fuqishëm të interesave politike ose të biznesit.

Lidhur me të drejtat e njeriut, për diskriminimin, mbrojtjen nga shqetësimi seksual, thuhet se krahas legjislativës ekzistuese, problemi edhe më tej ekziston.

Në pjesën e lirive ekonomike dhe mundësive, thuhet se për shkak të korrupsionit të pakontrolluar, është zvogëluar mundësia për progresin e ndidividëve ndaj pozitave më mirë të paguara.

Si problem paraqitet edhe tregtia me njerëz ku potencohet se është zvogëluar mbështetja qeveritare për OJQ-të që kujdesen për viktimat e tregtisë me njerëz. /KlanMacedonia 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia