close
Top LajmeVendi

FRUTHI: NDËRRON JETË NJË FOSHNJE GJASHTË MUAJSHE

Screenshot_2

Viktima e parë nga epidemia e fruthit në Shkup është një foshnje gjashtëmuajshe, që sot në mëngjes ka vdekur në Klinikën Infektive. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka theksuar se fëmija nuk ka qenë i vaksinuar dhe ka pasur komplikime nga sëmundja ngjitëse.

Nga shpallja epidemisë së fruthit në Shkup, nga mesi i Dhjetorit, deri më tani janë sëmurë mbi 150 persona, shumica fëmijë të pavaksionuar, prej të cilëve disa kanë qenë në situatë të rënduar. Për momentin dy fëmijë në Klinikën Infektive janë në gjendje kritike, por stabile.

Në Maqedoni po përhapet edhe gripi sezonal, prej të cilit, sipas autoriteteve shëndetësore, ka dy raste vdekjesh, persona të cilët kanë pasur probleme paraprake shëndetësore.

“Fatkeqësisht, duhet t’ju informoj se në mëngjes ka vedekur një foshnje 6-muajshe e sëmurë nga fruthi. Ka pasur komplikime në mushkëri, fëmija ka qenë i pavaksinuar, së pari i mjekuar në Kozle, e më pas i transferuar në Klinikën Infektive, por mjekët fatkeqësisht nuk kanë mundur të ballafaqohen me komplikimet. Shpresoj se trendi i vaksinimit do të vazhdojë, për shkak se kjo është gjëja e vetme që duhet bërë që të ngritet imuniteti kolektiv. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia