close
Vendi

FSHATI KOLIÇAN DO T`I BOJKOTOJË ZGJEDHJET LOKALE

66F7EF23-EAD3-4E03-B0FD-49110D320531

“PO NA GËNJEJNË TË GJITHA PARTITË”


GORAN SUGAREVSKI, ISH MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

Interes nacional është që të ndërtojmë ujësjellësit dhe kanalizimin sepse janë gjëra elementare, e jo të kapim flamurin të shëtisim dhe të tregojmë se sa e duam shtetin.
Domethënë, dy punë, projektin e kemi dhe shteti tanimë i ka ndarë një pjesë të mjeteve nga buxheti. Mendoj që jam i qartë.

Këto fjalë u thanë qysh para zgjedhje të fundit parlamentare, por mbetën vetëm fjalë. Ja si përballën me mungesën e ujit banorët e Koliçanit…

XHEVAT FERATOVSKI

Po na gënjejnë, të gjitha partitë po na gënjejnë. Tridhjetë vjet premtojnë, vijnë dhe ikin, pastaj nuk janë askund. Edhe VMRO DPMNE edhe LSDM edhe partitë tjerë njësoj.

Fshati Koliçan ka rreth 400 shtëpi dhe ka këshilltarët e vet në Këshillin e Komunës, por zëri i tyre nuk po dëgjohet, e ky fakt i ka acaruar.

XHEVAT AZEMOVSKI, KËSHILLTAR NË KOMUNËN E STUDENIÇANIT

Kemi porosi për të gjithë politikanët, jo vetëm për kryetarin. Porosia e fshatit është se do të bojkotohet. Ja ktheni kamerën edhe njerëzit i keni këtu, le të flasin… Na ka ardhur thika deri në asht.
Marrëveshjet janë të nënshkruara edhe me TAV edhe me Ministrinë e transportit dhe lidhjeve. Duhej të niste me punë në prill ose maj, por u komplikuan punët…

Banorët pyesin se si është e mundur që Komuna ka 400mijë euro për të rregulluar sheshin në Studeniçan, e nuk ka për ujësjellës. Pikërisht këtë pyetje ia parashtruam kryetarit të Komunës, Azem Sadikut.

AZEM SADIKU, KRYETAR I STUDENIÇANIT
Mbi 90% ky problem do të zgjidhet.
-Kryetar, ndoshta tani është më vonë se fshati kish vendos me i bojkotu zgjedhjet lokale. Si do ti bindi se ky nuk është vetëm një pretim që do të kalojë se ata thonë se kanë ardhur shumë politikan që kanë premtuar zgjidhjen e këtij problemi!?
Unë nuk jam prej atyre politikanëve që premtoj gjëra në hava. E thash edhe në fillim që komuna jonë është rurale, që është e kufizuar me mjetet buxhetore.
-Nëse është e kufizuar, pse i keni harxhu 400 mijë euro për sheshin?
Si mendoni i keni harxhu?
-Për sheshin i keni harxhu kur banorët nuk kanë ujë!?
Të gjitha këto punë që janë zhvilluar kanë qenë punë të nevojshme për qytetarët e komunës tonë.

Kryetari Sadiku premton se brenda 3 ditëve do të zgjidhet firma dhe shumë shpejtë do të fillojnë punimet. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia