close
Rajoni

FSK: BETOHEN REKRUTË TË RINJ PAS NDRYSHIMIT TË MANDATIT

67807852_1296557127135365_7041325038972174336_n-1

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zgjedhur ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të Ushtrisë së Kosovës, për t’iu kundërpërgjigjur Serbisë.

Ditë më parë shefi të Shtabit të Ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, ka thënë se Serbia ka përkrahjen e ushtrisë ruse se si të veprojnë në situatën e Kosovës. Por Veseli ka thënë se Kosova, nuk e kërcënon askënd por as nuk do të lejojë askënd të cenojë atë. Sipas tij Ushtria e Kosovës është element i domosdoshëm i stabilitetit dhe paqes në rajon. Ndërsa tha se kufijtë e shtetit të Kosovës janë të paprekshëm.

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj nëpërmjet një statusi në Facebook  ka shkruar se transformimi i FSK-së ushtri po merr krah.Ndryshe 337 pjesëtarë, 22 prej komuniteteve pakicë e kanë përfunduar me sukses trajnimin bazik 9 javor, dhe i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo është gjenerata e parë e rekrutëve që i bashkohen FSK-së pas mandatimit me misionin e ri.  /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia