close
Vendi

Funksionarët qeveritarë,përfaqësuesit e korrit diplomatik shënojnë ditën e NATO-së në ambientet e MPJ

NATO-7
Me rastin е Ditës së NATO-së, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, organizoi pritje në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në të cilën mori pjesë edhe Kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Ministri, Osmani në fjalimin e tij i theksoi përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, është  sukses historik në arritjen e politikës së jashtme. Sipas tij anëtarësimi i RMV-së në Aleancë është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, sidomos në kontekst të sfidave aktuale dhe të sigurisë.
Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është sukses historik dhe më i rëndësishëm i arritjeve të politikës së jashtme, si dhe garancia më e fuqishme për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të vendit dhe rajonit
Gjendja e jashtëzakonshme e kontinentin evropian tregon se zgjerimi i BE-së, në rradhë të pare është politikë e sigurisë që kërkon një qasje proaktive të Unionit dhe përshpejtim të proceseve eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në interes të sigurisë evropiane dhe transatlantike.
 Të përballur me sfidat aktuale të sigurisë, bashkë me partnerët tanë qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta dhe angazhohemi për paqen, demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin, ka deklaruar Osmani
/KlanMacedonia/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia