close
Top LajmeVendi

FUQIZIMI I TË RINJVE PËRMES MUNDËSIVE TË REJA

“Fuqizimi i të rinjve përmes mundësive të reja” është një projekt rajonal që do të përfshijë rreth 1600 të rinj me rrezik social nga pesë vendet, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria dhe Serbia.

Cilat janë nevojat por edhe problemet më të mëdha me të cilët ballafaqohen të rinjtë në vendin tonë dhe në fqinjësi? Vallë ndryshimet demografike dhe largimi masiv i të rinjve e ndryshojnë në tërësi tregun e punës? Papunësia rritet kurse komuniteti i biznesit ankohet për mungesë të kuadrit të kualifikuar.

Të Fuqizohen të rinjtë për të pasur mundësi më të mira  për punësim dhe pjesëmarrje aktive në tregun  e punës ishte mesazhi i projektit rajonal “Përforcimi i të rinjve përmes mundësive të reja”, e cila  u promovua sot nga ana SOS “Fshati i fëmijëve” në bashkëpunim me fondacionin Herman Gmajer.  Rreth 1600 të rinjë me status të rezikuar social do të kenë mundësi të jenë pjesë e projektit për qasje më të lehtë në tregun e punës dhe ndaljes së dukurisë së migrimit të të rinjve.

Rreth 1600 të rinjë nga familje të cilat janë në situatë të vështirë ekonomike do përfshihen në pakon rajonale të “SOS Fshati i Fëmijëve” me mbështetje të fondacionit gjerman “Herman Gmajer” me qëllim të rritjes së efekteve të rinisë në bërjen e politikave në shoqëri. Drejtoresha Kombëtare e “SOS Fshatit të Fëmijëve” Julijana Nakova Gapo theksoi se procesi është mjaftë kompleks për arsye se papunësia tek të rinjtë  është ritur dhe komuniteti i biznesit në vazhdimësi ka nevoj për kuadër të kualifikuar.

“Përqindja e papunësisë tek të rinjtë është shumë i lartë dhe gjithashtu e dijmë se tek ne është tre herë është më i lartë, mesatarisht në Ballkanin Perendimor 25% që është për disa herë më i lartë se sa shumë vende evropiane ku përqindja e papunësisë është 8%. Gjithashtu kjo iniciativë rajonale  na bashkon për arsye se të gjithë vendet e Ballkanit Perendimor përballemi me të njëjtat sfida.” thanë nga Julijana Nakova Gapo, SOS Fshati i Fëmijëve.

 Ndryshimet demografike, emigrimi i të rinjve nga vendi, varfëria janë sfida me të cilat përballen vazhdimisht ministria për Punë dhe Politik sociale. Nga kjo ministri thonë se  punojnë me programe të veçanta për stimulimin e të rinjve të mbeten në vend.

“Theksi është tek të rinjtë të plotësojmë kërkesat e tyre  njëkohësist si  ministri dhe si qeveri ofrojme edhe garancë rinore,  punojmë edhe në ligje të caktuara  si praktikant,  arsim të dyfishtë për kualifikime profesionale dhe përfshirje më të lehtë të të rinjve në tregun e punës.” -shprehet Gjonul Bajraktar, Zëvendësministër për Punë dhe Politikë Sociale.

Ambasadori Gjerman në vend Tomas Gerberih njoftoi se ky projekt është i rëndësishëm për tërë rajonin dhe është nxitje dhe mundësi  për të afruar vlerat evropiane tek të rinjtë e Ballkanit Perendimor.

“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për të zbatuar vlerat evropiane të Ballkanit Perendimor. Ne presim së shpejti, Këshilli i Evropës të jep dritë jeshile për fillim të negociatave  me Maqedoninë e Veriut. Gjermania çdoherë e ka mbështet vendin tuaj dhe do ta mbështes edhe në të ardhmen.” – deklaroi Tomas Gerberih, Ambasador i Gjermanisë.

Projekti do të implementohet në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kosovë, Shqipëri, dhe Bosnjë e Hercegovinë me mbështetje të Ambasadës Gjermane, Ministrisë së Ekonomisë dhe fondit Herman Gmajer. Ky projekt aktiv do të punojë me 1600 të rinj me rrezik social prej 16 deri 35 vjec, të cilët janë të përjashtuar nga shoqëria me të ardhura të ulta dhe  nuk kanë mundësi për të përmirësuar në mënyrë të pavarur statusin e tyre ekonomik. Prej tyre 300 janë prej Prepublikës së Maqedonisë së Veriut. Buxheti i përgjithshëm i projektit është 3.2 milionë euro për të gjithë pesë vendet. /Verica Dimitrijevska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia