close
Vendi

FUSHATA: TË RINJTË NUK U BESOJNË POLITIKANËVE

32ef9026358ebdf088d270739e9e921e

Kujt i drejtohen politikanët, kur në vend ka gjithnjë e më pak të rinj, ndërsa edhe ata që kanë mbetur në qoftë se u jepet mundësia do të largoheshin nga vendi? Njerëzit me të cilët biseduam sot nuk u besojnë politikanëve, ndërsa më së shumti dëshirojnë të largohen nga vendi për shkak të korrupsionit, papunësisë dhe partizimit.

Vetëm gjashtë ditë para përfundimit të fushatës parazgjedhore, në fjalimet e politikanëve krahas përplasjeve të shumta, dëgjohen edhe premtime të mëdha, më së shumti për të rinjtë. Por, si është e gjithë kjo në praktikë, pas kamerave, duke mos dashur të inçizohet një vajzë e re thotë: jam totalisht apolitike, nuk më intereson politika, më shqetëson…

Me diçka të ngjajshme u përballëm edhe para kamerës sonë, mosinteresim, ikje nga kamera, mospasje përgjigje, as dëshirë për t’u shprehur publikisht.

Ishim më këmbëngulës dhe biseduam shkurt me disa bashkëqytetarë.

A u besoni politikanëve? Jo, jo, aspak nuk u besoj!

A e ndiqni fushatën zgjedhore si i ri? Jo, jo shumë. A besoni në premtimet e politikanëve? Jo, nuk i besoj asnjërit.

Deri diku po, por më shumë jo, nuk u besoj.

Pastaj i pyetëm nëse do të kishin mundësi a do të largoheshin nga vendi ose do të mbeten këtu?

Po, do të shpërngulesha. Do të shpërngulesha për shkak të korrupsionit, asgjë nuk ka këtu, gënjehet, vidhet, për popullin nuk mbetet asgjë.

Po, do të shpërngulesha në mundësinë e  parë, ku? Në vendet evropiane…standardi atje është më i lartë, jetë e qetë, këtu në Maqedoni është e vështirë të jetohet.

Standardi është shumë i lartë, ndërsa pagat minimale, duhet të eliminohet korrupsioni siç është në Evropë, të mund të punosh lirisht.

Të painteresuar, apolitikë, me dëshirë për biletë në një drejtim kështu që pyesim?

“Kujt i drejtohen politikanët në qoftë se të rinjtë nuk u besojnë!?”

Hulumtimet tregojnë se mesatarisht 9000 deri 9500 qytetarë largohen nga Maqedonia e Veriut për një vit drejt shteteve me ekonomi të zhvilluara. Largimi i një njeriu të ri të arsimuar shtetit i kushton mbi 40.000 euro, tregojnë të dhënat  e Fondacionit për demokraci Uestminster, të cilat krahas faktorit ekonomik, e theksojnë edhe atë social dhe kulturor si dhe ambientin e shëndetshëm jetësor.  Duke pasur parasysh që regjistrimi i fundit i popullsisë është organizuar në vitin 2002, vendi nuk disponon me të dhëna zyrtare për numrin e përgjithshëm të të rinjve që janë larguar përgjithmonë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia