close
Sport

FUTBOLL: A DO TË KTHEHET AGIMI NË SHKËNDIJË?

Agim Ibraimi

Ai me Domzhalen ka kontratë deri në fund të këtij viti


Futbollisti tetovar Agim Ibraimi, aktualisht anëtar i klubit të futbollit Domzhale, në kampionatin slloven, në pjesën e dytë të kampionatit do t’i bashkëngjitet Shkëndijës. Burimet e Klan Maqedoni thonë se Agim Ibraimi me skuadrën sllovene ka kontratë deri më 31dhjetor të këtij viti, ndaj edhe çdo spekulim rreth bisedimeve për të ardhmen tij janë të tepërta. Nga ekipi Shkëndijës lidhur me angazhimin evetual të Ibraimit nuk ka asnjë sinjal që do të  thotë se deri në afatin kalimtar të dimërit nuk do të ketë asnjë lëvizje edhe pse kthimi i Agimit në folen e vetë dotë ishte një mrrekulli.

Ibraimi aktualisht aktivizohet me Domzhalen, ku mbulon disa role në fakt, pasi luan si sulmues në të dy krahët, por edhe si sulmues i dytë. Agim Ibraimi ka filluar në ekipin e Shkëndijës, më pas në Salzburg, Olimpia të Lubjanës, Maribor, Eskishehir, Kaljari të Italisë dhe Astana të Kazakistanit. Ai ka luajtur në të gjitha kategorit e reprezentacionit të Maqedonisë dhe dy herë është shpallë futbollist më mirë i vendit. /Shaban Sinani

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia