close
SportVendi

FUTBOLL: ANULOHET NDESHJA E JAVËS SË FUNDIT STRUGA T&L – RENOVA

266031897_269232358602401_4254758664579591994_n

NDESHJA ËSHTË CAKTUAR TË LUHET ME DATË 14 DHJETOR, ORA 13:00

Ndeshja e javës së 18 dhe e fundit e sezonit vjeshtor ndërmjet Struga T&L dhe Renova, është anuluar për shkak të kushteve të vështira në stadiumin e qytetit në Strugë. Stadiumi ishte i mbuluar me borë dhe nuk kishte as kushte minimale për zhvillimin e saj.
Nga klubi i futbollit Renova janë të indinjuar për anulimin e kësaj ndeshje siç tha drejtori sportiv Fisnik Nuhiji – “Shtrohet pyetja si mundet që stadiumi i qytetit në Tetovë të adaptohet për zhvillimin e ndeshjes, ndërsa stadiumi në Strugë as që kishte filluar të pastrohet për tu zhvilluar ndeshja. Rregullat janë të qarta se skuadra nikoqire është e obliguar të krijoj kushte që ndeshja të zhvillohet në orarin e caktuar.”
Ndeshja Struga T&L – Renova do të zhvillohet me datë 14 dhjetor 2021, në ora 13:00.
/Klan Macedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia