close
Sport

FUTBOLL: ARRIHET MARRËVESHJA, MARTIAL TE SEVILLA

Martial11

Skuadra spanjolle ka fituar garën me Juventusin për t’i marrë shërbimet e sulmuesit francez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sevilla ka arritur marrëveshje me Manchester United për huazimin e Martial deri në fund të sezonit.

Edhe sulmuesi francez ka pranuar largimin në drejtim të La Ligas, ku do të jetë një armë shtesë për Julen Lopetegui për repartin ofensivë.

Siç raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, Martial nga Manchester United te Sevilla, punë e kryer.

Marrëveshja është arritur sonte mes dy klubeve,.

Sevilla do të mbulojë pagën e tij deri në qershor. Martial do të fluturojë drejt Spanjës në orët në vijim.  /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia