close
Sport

FUTBOLL: BENZEMA ARRIN KUOTËN E 300 GOLAVE TE REALI!

BENZEMA

Superylli i Real Madridit, Karim Benzema shënoi golin e tij të 300-të me klubin mbretëror në fitoren 4-1 në kuadër të La Ligës ndaj Valencias .

Francezi theu një tjetër moment historik të Los Blancos, pas dy golave të shënuara nga ai dhe Vinicius Junior, duke ia siguruar ekipit tre pikë vendimtare kundër Los Che.

Penalltia e pjesës së parë të Benzemas e çoi në 300 numrin e golave për 34-vjeçarin me fanellën e bardhë, ndërsa me golin e dytë personal nisi një objektiv tjetër për të.

Ish-ylli i Lyonit ishte i kënaqur që arriti një tjetër rekord personal pasi skuadra e Carlo Ancelottit e rriti epërsinë e tyre në krye të tabelës në tetë pikë.

“301 gola… Është një moment krenarie për të arritur këtë numër në këtë klub dhe kjo më bën të lumtur, sepse është klubi më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Benzema në një intervistë për Movistar+./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia