close
Sport

FUTBOLL: BENZEMA FITON ÇMIMIN E MADH NË FRANCË, 34-VJEÇARI MPOSHTI MBAPPE

Benzama

Karim Benzema ka fituar çmimin “Lojtari i Vitit” nga “France Football”, duke mposhtur rivalitetin e bashkëlojtarit të “Les Bleus”, Kylian Mbappe. Kjo ndodhi edhe pse sulmuesi i PSG-së shënoi më shumë gola në vitin 2021 (kohë për të cilën jepet çmimi) sesa ylli i Real Madridit.

34-vjeçari pati një vit spektakolar si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren. Ai shënoi 38 gola për “Los Blancos” nga janari deri në dhjetor, përpara se të rikthehej në kombëtaren e Francës, ku shkëlqeu në “Euro 2020” dhe fitoi Ligën e Kombeve.

Edhe pse Mbappe u bë lojtari i 20-të që shënon 50 ose më shumë gola në një vit kalendarik që nga fillimi i shekullit të 21-të, këtë vit, ishte Benzema ai që e fitoi këtë çmim. Sulmuesi i PSG-së, Mbappe, i cili ka qenë i lidhur fort me bashkimin me Benzema te Real Madridi në vitin 2022, gjeti kohë për ta uruar bashkatdhetarin e tij në Instagram për fitimin e çmimit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia