close
Sport

Futboll: Caktohen finalistët e Liga Europa dhe Ligës së Konferencës

UEFA (3)

Në Sevilla takohen Rangers – Eintracht , në Tiranë takohen Roma -Fejnord

Pas ndeshjeve kthyese të gjysmëfinaleve në dy kompeticionet e fundit të UEFA-s, atë të Liga Europës dhe Ligës së Konferencës,.

Në finalen e madhe të Liga Europës do të luajnë Ajntrahti i Frankfurtit nga Gjermania dhe Gllazgou Renxhersi skocez, ndërsa në Ligën e Konferencës, finalja përballë do të vë Romën e Hoze Murinjos dhe Fejenordin e Arne Slot.

Frankfurti edhe në ndeshjen e dytë mundi Uest Hamin anglez, edhe atë me rezultatin e njëjtë 1:0. Autorë i golit të vetëm sonte në “Dojçe Bank Park”, ishte kolumbiani Rafael Borre (26’), ndërsa me përfundimin e ndeshjes, thuajse gjithë tifozët e pranishëm në stadium u futën në fushë për të festuar këtë sukses të madh të Ajntrahtit të Frankfurtit që nuk është se bënë shumë mirë në Bundesligë.

Kundërsharë i Ajntrahtit në finalen e madhe të 18 majit do të jetë Gllazgou Renxhersi, që në ndeshjen tjetër gjysmëfinale mundi Lajpcigun me rezultatin 3:1, duke eliminuar ekipin tjetër gjerman me rezultatin e përgjitshëm 3:2.

Takimi finale Ajntrahti i Frankfurtit- Gllazgou Renxhersi do të zhvillohet më 18 maj në Ramon Sanchez-Pizjuan Stadium në Sevilla.

Sa i përket Ligës së Konferencës, Romës i mjaftoi goli i sulmuesit Abraham në fillimin e ndeshjes për të eliminuar Leçester Sitin, me të cilën skuadër në ndeshjen e parë në Angli kishte barazuar me shifrat 1:1.

Kundërshtarë i Romës në finalen e madhe të 25 majit do të jetë Fejenordi, skuadër kjo që sonte në “Velodrom” barazoi pa gola përballë Olimpik Marsejës, rezultat ky që i mjaftoi për të prekur finalen e madhe, duke pasur parasysh se në ndeshjen e parë në Holandë kishin triumfuar me shifrat 3:2.

Ndeshja finale Roma – Fejnord do të zhvillohet në “Air Albanias” në Tiranë, më 25 Maj. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia