close
Sport

Futboll: Chiellini largohet nga Juventusi në fund të sezonit

Juventus v Atalanta BC – Serie A

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini do të largohet në fund të sezonit nga

Ai nuk ka pranuar që ta rinovojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”, duke kërkuar një aventurë të re, me shumë gjasë jashtë Evropës.

Kontrata e italianit skadon këtë verë dhe lojtari pritet të largohet si lojtar i lirë.

Interesim për veteranin kanë shprehur disa skuadra nga Major League Soccer dhe me shumë gjasë e ardhmja e futbollistit do të jetë pikërisht Amerika.

Mbrojtësi u transferua në Torino në vitin 2005 nga Fiorentina.

Gjatë këtyre viteve ai e ka fituar titullin kampion në Serie A nëntë herë, Kupën e Italisë pesë herë dhe Superkupen e Italisë po ashtu pesë herë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia