close
Sport

FUTBOLL: DERBI I JAVËS NË TETOVË, TAKOHEN SHKËNDIJA – VARDARI

shkendija – vardari

Stadiumi i qytetit në Tetovë të shtunën është nikoqire e ndeshjes derbi në sezonin e Ligës së Parë, pasi takohen dy skuadrat gjigante në kampionatin vendor Shkëndija dhe Vardari. Kuqezinjtë në këtë pjesë të kampionatit kanë rezultate të dobëta krahasuar me kampionatin e kaluar, ndërkaq Vardari është duke befasuar me rezultate pozitive dhe jo rastësisht është lider në renditjen e tabelës.

“Jemi të vetëdijshëm për ndeshjen që na pret. Është një derbi dhe siç e cekët edhe ju vimë nga disa disfata dhe rezultate jo të mira, por jemi shumë, shumë të vetëdijshëm dhe besoj se do të japim maksimumin që të dalim nga kjo situate dhe ta sjellim Shkëndijën atje ku i takon.” –deklaroi Mevlan Murati, futbollist i KF Shkëndija.

Futbollisti Mevlan Murati në prag të derbit me Vardarin ka një porosi për tifozët

“Shkëndija pa tifozët nuk është ajo Shkëndijë që e dinë të gjithë, andaj i ftojë të gjithë të vijnë të na përkrahin pasi me përkrahjen e tyre jemi më të forte. Sidomos me përkrahjen e Ballistëve.” –shprehet Mevlan Murati, futbollist i KF Shkëndija

Drejtësinë në Tetovë do të ndaj Dimitar Meçkarovski nga Shkupi. Në tre përballjet tjera të javës së 9-të takohen: Makedonija Gj.P – Shkupi, Boreci -Struga Trim Lumi dhe Akademija Pandev – Sileksi. Të gjitha ndeshjet e së shtunës fillojnë në orën 15:00. /Shaban Sinani/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia