Futboll: Fiorentina interesohet për Nedim Bajramin

Skuadra e njohur italiane, Fiorentina, po kërkon që ta përforcojë skuadrën para sezonit të ri 2022/23 në Serie A.

Siç raportohet nga gazetari i njohur Gianluca DiMarzio, Fiorentina është në kërkim të një mesfushori pas largimit të Luca Torreiras, dhe e sheh yllin shqiptar, Nedim Bajrami si transferim ideal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bajrami, i cili momentalisht mbron ngjyrat e skuadrës së Empolit, gjendet nën menaxhimin e agjentit shqiptar, Fali Ramadani, ndërsa ky i fundit kishte pasur bisedime me Fiorentinan për mesfushorin e Shqipërisë, përcjell KosovaPress.

Bajrami pëlqehet për fleksibilitetin e tij si mesfushor sulmues ku mund të përdoret edhe si mesfushor defansiv.

Në sezonin që lamë pas, në 38 paraqitje në të gjitha garat me Empolin, Nedim Bajrami regjistroi nëntë gola dhe shtatë asistime mbi emrin e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share