close
Sport

FUTBOLL I FEMRAVE: ANGLIA FITORE REKORDE KUNDËR LETONISË 20:0

Futboll i femrave rekord

NDESHJE  KUALIFIKUESE PËR KAMPIONATIN BOTËROR

 

Kombëtarja e Anglisë e futbollit të femrave ka shënuar fitore me rezultat rekord, 20:0 ndaj Letonisë, në ndeshjen e Grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Autore të golave  për kombëtaren  angleze  të femrave  ishin Hemp 4 gola, Mead, White dhe Russo nga 3 gola, England 2, ndërsa Toone, Stanway, Carter, Scott dhe Nobbs  nga 1 gol. Deri më tani fitorja më e thellë që kanë shënuar anglezet ka qenë me rezultat 13:0 në vitin 2005.

Anglia kryeson Grupin D,  me 18 pikë maksimale pasi ka shënuar 6 dhe ka  gola averazh 53:0. / KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia