close
Sport

FUTBOLL: KAMPIONI VJESHTOR FC SHKUPI NISI PËRGATIJET

KF Shkupi

EKIPI NGA 15 JANAR DERI MË 2 SHKURT DO TË PËRGATITET NË ANTALI


 

Pas Renovës, Shkëndijës dhe Makedonija Gj.P, ekipi nga Çairi FC Shkupi  është skuadra e katërt që ka nis përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit që është caktuar të fillon më 13 shkurt. Faza e parë zhvillohet në Çair, ndërsa faza e dytë në Antalia.

 

Kampioni vjeshtor FC Shkupi nga dita e sotme nis përgatijet për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor. Sipas plan – programit të hartuar nga stafi teknik që drejtohet nga Goce Sedlovski  ditë e para të përgatitjeve do të zhvillohen në stadiumin e Çairit, kështu deri më 14 janar kur pritet edhe kompletimi i tërsishëm i skuadrës më përforcimet eventuale që parashihen.

Nga data 15 janar deri më 2 shkurt përgatitjet e fazes së dytë do të zhvillohen në një qendër të njohur sportive në Antali të Turqisë ku krahas seancave të rregullta stërvitor dhe aktiviteteve tjera janë parapa edhe pesë ndeshje kontrolluese me ekipe që gjithashtu do të zhvillojnë përgatitjet e tyre në Antalia.

Tashmë stafi teknik i FC Shkupi ka mësuar emrat e tre ekipeve për ndeshjet kontrolluese. Kështuqë kontrolluesja e parë është caktuar për datën 18 janar kundër KKS Lech Poznan, kontrolluesja e dytë është caktuar për datën 23 janar, kundër FC Chornomorets Odesa dhe me 31 janar do të sfidojnë FC Akhmat Grozny.  Dy takimet  tjera kontrolluese që janë parapa pë datën 23 dhe 29 janar akoma nuk dihen ekipet kundërshatre.

FC Shkupi pas përfundimit të pjesës vjeshtore të kampionatit është pozitën e pare me 42 pikë, pasi nga 18 ndeshjet e zhvilluara ka 10 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje.

Grumbullimi i parë e ekipit FC Shkupi ishte i mbyllur për mediumet!

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia