Futboll: Katër kampionatet europiane vazhdojnë sot me ndeshje interesante

Kampionati në Premier Liga, Liga 1 e Francës dhe Bundesliga startuan gjatë ditës së djeshme, kurse sot satrtonë edhe liga holandeze, e njohur ndryshe si Eredivisie.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në ndeshjet e mbrëmshme pamë disa sfida tejet interesante. Në Bundesligën gjermane Bayerni e nisi sezonin e ri me lojë dhe rezultat fenomenal duke e mundur Eintracht Frankfurtin 6:1, kurse në Premier Liga Arsenali e mposhti 2:0 skuadrën e Crystal Palace.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fitore po ashtu regjistroi edhe skuadra franceze, Lyon, e cila e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 skuadrën e Ajaccios.

Në të tri këto liga kampionatet vazhdojnë sot sipas orarit të paracaktuar me disa ndeshje tejet interesante, kurse Eredivisie e Holandës e fillon sot sezonin e ri 2022/23.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligë, Bundesliga, Liga 1 e Francës dhe Eredivisie e gjeni më poshtë.

Premier Liga

13:30 Fulham – Liverpool

16:00 Bournemouth – Aston Villa

16:00 Leeds United – Wolverhampton

16:00 Newcastle United – Nottingham Forest

16:00 Tottenham – Southampton

18:30 Everton – Chelsea

Liga 1 e Francës

17:00 Strasbourg – Monaco

21:00 Clermont – Paris Saint-Germain

Bundesliga

15:30 Augsburg – Freiburg

15:30 Borussia Monchengladbach – Hoffenheim

15:30 Bochum – Mainz

15:30 Union Berlin – Hertha Berlin

15:30 Wolfsburg – Werder Bremen

18:30 Borussia Dortmund – Bayern Leverkusen

Eredivisie

6:30 Sittard – Ajax

18:45 Cambuur – Excelsior

20:00 PSV – FC Emmen

21:00 Waalwijk – Utrecht

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share