close
Sport

FUTBOLL: KF RABOTNIÇKI DJE KA FILLUAR ME PËRGATITJE

Rabotniçki

ARMEND ALIMI AKTUALISHT PËRFORCIM I VETËM


Nga dita e djeshme edhe klubi I futbollit Rabotniçki ndezi motorët për tu  përgatitur për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e Parë. Në grumbullimin e pare shefi I stafit teknik Borçe Hristov ka publikuar me plan-programin e punës ndërsa  më pas kanë zhvilluar edhe séancën e parë  stërvitore. Rabotniëki deri më 20 janar  do të punon në terrenet e Shkupit, ndërsa  fazën kryesore do ta zhvillon në Antalia të Turqisë, ku edhe do të zhvillojnë disa ndeshje kontrolluese.  Ndeshja e pare kontrolluese do të zhvillohet më 18 janar në Shkup kundër Makedonija Gj.P

Sa i përket lëvizjeve romantikët deri më tani kanë angazhuar vetëm Armend Alimin ish  futbollistin e Shkëndijës  që është një përforcim i qëlluar dhe i cili pritet të jetë lider i ekipit në pjesën pranverore të kampionatit. Drejruesit e Rabotniçkit  kanë pralajmëruar se  ditëvee në vijim do të ketë edhe prurje  tjera. Nga ekipi janë larguar Poznjak,Risteski,  Stojkovski, Stojkov, Osmanovski, Tanturoski dhe Luka Stankovski.

Rabotniçki pas 18 xhirove të para kjo skuadër u rendit vetëm në pozitën e 8-të me 22 pikë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia