close
Sport

FUTBOLL: KF SHKËNDIJA NISI ME PËRGATITJE

shkendija pergatitje1

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija e Tetovës nga dita e sotme edhe zyrtarisht nisi përgatitjet për ndeshjet eliminatore në Ligën e Kampionëve dhe për sezonin e ri 2019/2020. Sa i përket fazës së parë ajo do të zhvillohet në Tetovë deri më 15 qershor, ndërsa nga 16 qershori deri më 2 korrik, përgatitjet vazhdojnë në Kranjska Gora të Sllovenisë ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese. Sa i përket lëvizjeve të mundshme në merkaton verore, trajneri Osmani për Klan Maqedoni, deklaroi:

Biseda ka, e themë këtë nga përvoja se në këtë periudh çdo lojtar taktizon sigurisht se ato kanë hesapet e veta për atë është periudha e vështirë për t’i konkretizuar punët prej tani” -deklaroi Qatip Osmani trajner i KF Shkëndija.

Në grumbullimin e parë mungonin futbollistët të cilat janë të angazhuar në reprezentacionin e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa tre futbollistët Agim Ibraimi, Mici dhe Fazli, ekipit do t’i bashkëngjiten të dielën. Të pranishëm në grumbullimin e parë ishin edhe Besart Ibraimi, Zeni Husmani dhe Kostadin Zahov. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia