close
Sport

FUTBOLL: KOMBËTARJA E FEMRAVE KUNDËR SKOCISË

geldona-morina-dhe-esi-lufo-660×330

Ndeshja luhet më 8 nëntor


Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave përballet më 8 nëntor 2019 me Skocinë, në takimin e radhës në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit 2021. Për mesfushoren Geldona Morina, pritet një ndeshje e vështirë. Edhe për futbollisten tjetër kuqezi, Esi Lufo, skuadra është gati për këtë përballje. Të dy lojtaret kuqezi kanë vlerësuar rikthimin në stol të trajnerit Armir Grima.

“Do të jetë një sfidë e vështirë ajo ndaj Skocisë. Ne do të luftojmë për të bërë më të mirën. Fitorja ndaj një kundërshtari të fortë si Skocia, matet edhe nga mënyra sesi luajmë apo prezantohemi në fushën e blertë. Ndeshjen e fundit që kemi luajtur ndaj të njëjtit kundërshtar kemi humbur me rezultatin e ngushtë 2-1. Ndonëse kemi humbur, ne kemi bërë një paraqitje shumë të mirë”, deklaroi Geldona Morina

“Për mua është hera e parë që grumbullohem me profesor Grimën, por kam dëgjuar nga vajzat fjalët më të mira. Atmosfera këtu është për t’u admiruar. Tifozët duhet ta ndjejnë si detyrim që të na mbështesin. Si vajza që jemi, përkrahja e tyre në shkallët e stadiumit është shumë motivuese. Ndaj edhe gjej rastin t’i ftoj”, tha futbollistja Esi Lufo.

Shqipëria mban vendin e fundit të renditjes së grupit e të eliminatoreve, me tre humbje në po aq ndeshje, ndërsa Skocia e ka fituar takimin e vetëm që ka zhvilluar deri më tani. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia