Futboll: Kompletohet Liga e Dytë Unike me 16 ekipe

Ekipet  Arsimi i Çegranit dhe Karaormani i Strugës janë dy ekipet që do të jenë pjesë e Ligës së Dytë Unike në sezonin 2022/2023.  Në ndeshjen e  balotazhit  ekipi i Arsimit, në stadiumin e Gjorçe Petrovit  mundi  ekipin e Ovçe Poles me rezultatin e thellë  4:1. Për  ekipin nga  Çegrani inkuadrimi në Ligën e Dytë paraqet një sukses historik pasi bëhet fjalë për një skuadër me përvojë afro 50 vjeçare.

Skuadra tjetër që siguroi kualifikim në Ligën e dytë është Karaormani i Strugës. Karaormani  eliminoi Vardarin e Negotinës pas ekzekutimit të penaltive pasi në kohën e rregullt ndeshja përfundoi pa  gola 0-0.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kështu  tani më  mësohen  zyrtarishtë 16  ekipet  që në kampionatin 2022/2023 do të garojnë në Ligën e Dytë Unike si: Pelisteri, Boreci, Voska Sport, Besa e Dobërdollit, Gostivari, Vardari, Tetesi, Ohri, Sasa Kamenica, Slloga Vinica, Bellasica, Pehçevo, Kozhufi, Detonit Junior si dhe dy ekipet e reja Arsimi  dhe Karaormani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share