Në ndeshjen kundër Estonisë, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve, Seleksionuesi Igor Angelovski nuk do t`i ketë në dispozicion futbollistët e lënduar Bejtullai, Ademi dhe Toshevskin.
Krahas tyre, në formacion nuk do të jenë as Elif Elmas, si dhe I pezulluari Visar Musliu I cili në ndeshjen kundër Armenisë u ndeshkua me karton të kuq dhe do të pauzojë dy ndeshje.
Ndeshja Estoni – Maqedoni e Veriut që zhvillohet të Dielën fillon në ora 18.00.
Në terminin e njëjtë luhet edhe ndeshja tjetër e grupit tonë ku Armenia takohet me Gjeorgjinë. /KlanMacedonia