close
Sport

FUTBOLL: LAPORTA HUMB DURIMIN ME KOEMANIN

D36F2097-2974-463A-989F-F6B0D103E858

Barcelona ka pësuar një humbje zhgënjyese në Ligën e Kampionëve  kundër Bayern Munihut  0:3 dhe në Spanjë kanë filluar të flasin për një largim të mundshëm të trajnerit Koeman nga stoli i katalanasve.

Sipas Sport, Laporta i ka dhënë tri ndeshje kohë Koeman-it për  të shpëtuar vendin e tij. Granada, Cadice dhe Levante mund të jenë shanset e fundit të trajnerit.

“El gol digital” ka shkruar se drejtuesit e Barçës  po mendojnë për Xavi-n si zëvendësues të mundshëm të holandezit. Por ish-mesfushori nuk është i vetëm emër në listë.

Emri i dytë është ai i Andrea Pirlo-s, i cili vlerësohet për filozofinë e tij të lojës. Emri i tretë është ai i Ernesto Valverde-s. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia