BARAZON SHKËNDIJA, HUMB STRUGA TL
Tre fitore të vendasve një barazim dhe dy fitore të ekipeve mysafire me gjithsejtë 11 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 21-të në ligën e parë të futbollit vendor. Lideri në renditjen tabelore Shkëndija barazoi me Rabotniçkin në Shkup, Renova në Tetovë mundi Vardarin, ndërsa Shkupi në Kratovë mundi Sileksin. Befasia më madhe ndodhi në Strugë ku skuadra vendase pësoi nga Pelisteri 0-1. Tabelën e kryeson Shkëndija me 46 pikë para Shkupit që 40 pikë.
REZULTATET:
RABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 0:0
SILEKSI – SHKUPI 0:1
RENOVA – VARDARI 3:0
AK.PANDEV – MAKEDONIJA GJ.P 2:1
BORECI – BELASICA 2:1
STRUGA T.L – PELISTERI 0:1
/KlanMacedonia