Futboll: Luka Modriq, nesër do të zyrtarizojë marrëveshje të re

Real Madridi dhe Luka Modriq do të zyrtarizojnë marrëveshjen e re të mërkurën.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi spanjoll nesër do të konfirmojë kontratën e re të mesfushorit kroat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

36-vjeçari me Real Madridin do të vazhdojë kontratën edhe për një tjetër sezon.

Kontrata e re është planifikuar që të nënshkruhet nesër në “Santiago Bernabeu”, ku do të jetë prezent edhe presidenti, Florentino Perez.

Marrëveshja e re mes palëve u arrit menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve. Negociatat thuhet se ishin shumë të shpejta.

Sipas gazetarit italian, zyrtarizimi i marrëveshjes për rinovim të kontratës së Modriqit do të bëhet para se të zyrtarizohet transferimi i Aurelien Tchouamenit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share