close
SportTë ndryshme

FUTBOLL: MBYLLET BASHKËPUNIMI MES INTER DHE ERIKSEN

ERIKSON

NË SERIE A NUK LEJOHET TË LUASH KUR VENDOS DEFRIBILATOR

Skuadra italiane e Seria A, Inter dhe mesfushori danez Kristian Eriksen kanë vendosur që të ndajnë rrugët mes vete, pasi që të dy palët me marrëveshje të dyanshme kanë shkëputur kontratën aktuale.

Interi dhe Christian Eriksen kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, pasi në Serie A nuk lejohet të luash kur vendos defribilator.

Menaxheri i mesfushorit danez ka qenë dje në Milano dhe ka pasur një takim me drejtuesit e kampionëve të Italisë.

Në kushtet e krijuara ndërprerja e kontratës ishte zgjidhja më e mirë, pasi edhe vetë Eriksen dëshiron të vazhdojë të luajë futboll.

Me defribilator ai mund ta bëjë diçka të tillë në Holandë dhe Premier League. Së shpejti vjen zyrtarizimi i largimit nga Interi dhe më pas do të zbulohen detaje të tjera për të ardhmen.

Në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian Euro 2020 mes Danimarkës e Finlandës, Eriksen kishte humbur ndjenjat gjatë ndeshjes, ku më pas pësoi arrest kardiak në fushë.

Ylli danez tani do të jetë i lirë që të bisedojë me skuadrat të cilat kanë shprehur interesim në shërbimet e tij./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia