Futboll: Më 15 Korrik nis turneu tradicional“Shemshova 2022”

Për ekipin  fitues shpërblimi 1000 Euro

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në mungesë të aktiviteteve zyrtare të sportit shkaku u pushimeve verore, në vendbanime  të ndryshme në rajonin e Pollogut tanimë kanë filluar përgatitjet  pë turnirat tradicional në futboll të vogël.

Kështuqë siparin e turnireve  verore e  hapin  banorët  e Shemoshovës. Pra  në organizim  të Bashkësuisë vendore, forumit rinor  dhe  klubit të futbollit  Shemshova  nga  data 15 korrik fillon  turneu  tradicional I futbollit të vogël “Shemshova 2022”  ku  pritet të marin pjesë afro 40 ekipe nga  vendi  dhe  Kosova   me  futbollist  të njohur. Deri më sot pjesëmarrjen e kanë konfirnuar mbi 25 ekipe.

Sipas  organizatorit  ky turnir tradicional do të zhvillohet sipas rregullave  strikte  të futbollit të vogël, me  sistemin e pikëve dhe me grupe deh pritet të zgjatë 10  netë. Drejtësinë do ta ndajnë  refer me përvojë.

Organizatori i turneut tradicional, “Shemshova 2022”  për tre ekipet  më të mira krahës Kupë dhe mirënjohjeve  do të ndaj shpërblime dhe ate: Vendi i parë 1000 Euro, vendi i dytë 500 Euro dhe vendi i tretë 250 Euro. Shpërblime  do të ketë edhe për  futbollistin më më të mire, golashënuesin dhe portierin më të mire, nmdërsa do të shpallet edhe  ekipi më fair play. Mirënjohje do të ndahen  për të gjthë ata të cilët e kanë përkrahur  financiarisht turneun.  / KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share