Futboll: Monza 110 vite pritje, debuton në Serie A

Aventura e parë e Serie A në historinë e Monzas nis me një disfatë. Në javën e parë, ekipi në pronësi të Silvio Berlusconit mundet në shtëpi ndaj Torinos me shifrat 2-1.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Golat erdhen nga nënshkrimi i ri Miranchuk dhe Sanabria që i dhanë tre pikët e para Torinos. Ka punë për të bërë për Stroppa, gjithsesi pa disa indikacione të mira të marra nga ekipi i tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në fakt, Monza kishte meritën që e nisi shumë mirë lojën, duke përfituar edhe nga publiku shumë i nxehtë bardhekuq. Silvio Berlusconi ishte gjithashtu në stadiumin U-Power për debutimin e tij në Monza në Serinë A, pas 110 vitesh histori.

Berlusconi, i mbërritur në tribuna në momentin e leximit të formacioneve Monza-Torino, nuk ka dashur të humbasë sfidën që shënon debutimin e Brianzas në ligë. Me një maskë të zezë në fytyrë, ai pa flamurin e shfaqur nga kurba Davide Pieri, shtëpia e mbështetësve të Monzas, menjëherë pas mbërritjes së tij:

“Asnjë natë e errët nuk mund ta pengojë diellin të lindë”. Më pas, si gjithmonë, u ul pranë Adriano Gallianit…

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share