close
Sport

FUTBOLL: NË BELGJIKË, MBYLLEN DYERT E STADIUMEVE

stadiumi Belgjik

RASTET E SHUMTA ME COVID 19 DETYROJN SHTYRJEN E NDESHJEVE

 

Futbolli do të rikthehet në Belgjikë këtë të dielë pas festimeve të Krishtlindjes por rastet e shumta me koronavirus kanë detyruar organizatorët të shtynë sfidën e Jupiler League mes Antwerp dhe Kortrijk pasi te skuadra ku aktivizohet edhe Radja Nainggolan janë plot 9 antarë, futbollistë dhe pjestarë të stafit të prekur me COVID.

Ndërkohë që qeveria belge ka marrë vendimin që të gjitha ndeshjet nga e diela e në vazhdim të luhen me dyer të mbyllura. Pas 20 ndeshjesh kampionati në Belgjikë kryesohet nga surpriza Royale Union që ka ardhur nga kategoria e dytë./Klanmacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia