close
Sport

FUTBOLL: NUK ZHVILLOHET NDESHJA PRISHTINA – SHKËNDIJA

no thumb

Klubi i futbollit Prishtina në faqen e vet zyrtare ka publikuar lajmin se më 2 gusht në Prishtinë do të zhvillohet ndeshje miqësore ndërmjet Prishtinës dhe ekipit Shkëndija të Tetovës në stadiumin e qytetit.

Nga klubi i futbollit Shkëndija të Tetovës  thonë se përkundër dëshirës së madhe për zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore, kjo nuk do të  realizohet   duke  pasur parasysh vendimin e shtëpisë së futbollit Botëror (FIFA) me të  cilën kombëtarja dhe asnjë klub nga Kosova nuk kanë të drejtë zhvillimi të asnjë ndeshje të çfarëdo karakteri me klubet e dala nga ish -Jugosllavia.

“Në kushte të këtilla sigurisht që nuk mund ne të tejkalojmë veten , të tejkalojmë regullat që i thonë instanca të larta sic është shtëpia e futbollit vendor dhe ajo e atij ndërkmobtar, pra Uefa kshu që me keqardhje ne themi që kjo ndeshje nuk do të zhvillohet, për fat të keq dhe sigurisht të urojmë se një ditë do të hiqet ajo ndalesa dhe ne të mund të përballemi me Prishtinën dhe ekipet tjera kosovare” – Zëdhënës i KF Shkëndija, Faton Zylbehari.

Për arsye të njëjta është anuluar edhe ndeshja ndërmjet Shkupit  dhe Besës së Pejës që ishte paraparë të zhvillohet të  dielën. /SH.S/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia