close
Sport

FUTBOLL: OSMANI I KËNAQUR ME RJEDHËN E PËRGATITJEVE

1508FA63-1CDC-4D24-BE7B-E1E49D723B52

MË 22 JANAR EKIPI ZHVENDOSET NË OHËR


 Pas  12 ditëve përgatitje klubi i futbollit Renova sot zhvilloi ndeshjen e parë kontrolluese kundër ekipit Drita të Bogovinës. Trajneri Qatip Osmani në kontrolluesen e parë në formacion inkuadroi të gjithë  futbollistët që ka në disponim, rfshirë këtu pesë prurjet e reja  si  dhe  futbollistin  që është provë japonezin Ken Akamatsu.   

Neve sot luajtëm me dy ekipe të kombinuara ashtu që sa i përket përforcimeve mendoj se duhet tëpresim edhe pak. D.m.th koha  do të tregoj  se  a ia kemi arritur  qëllimet apo jo. Megjithatë deri më tani mendoj se shkon sipas planit”  deklaroi trajneri Qatip Osmani

Njëri nga prurjet e reja Arben Tafe i cili luanë në repartin e mbrojtjes  premton se do të japi më të mirë në ekipin e tij të ri

Ndjehem mirë që jam pjesë e një klubi me traditë shumë vjeçare në Ligën e Parë. Besoj që bashkë si një projekt shumë premtues për në të ardhmen  do t’ia arrijmë qëllimin që ka  klubi ndër vitedeklaroi  futbollisti Arben Tafe.

Ndeshja kontrolluese Renova  – Drita,përfundoi me rezultatin 4-0. Ekipi nga  Xhepçishti  në Tetovë  do të punon deri më 21 janar. Ndërsa  nga  22 janari  për 12 ditë do të zhvendoset në Ohër, ku  do të zhvillon edhe katër ndeshje kontrolluese. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia