close
Sport

FUTBOLL: PËRFUNDOI LIGA E FËMIJËVE ‘PERËNDIM’

Liga e fëmijëve

Me ndeshjet finale të play offit, përfundoi kampionati 2018/2019 në Ligën e fëmijëve grupi ‘Përendimi’ që organizohet nën ombrellën e  Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Koordinatori i grupit Perëndimi, Nasuf Latifi për Klan Maqedoni theksoi se në këtë kampionat kanë garuar 70 ekipe në të gjitha grup moshat, ndërsa ekipet finaliste pëherë të parë do të marrin pjesë në finalen qëndrore në Shkup që organizohet nga FFM-ja.

Për çdo ekipi fitues është parapa Kupa si zakonisht që ishte praktik edhe viteve të kaluara, sertifikat apo mirënjohe për çdo futbollist pjesëmarrës në këtë paly off për ekipet fituese Kupa” – deklaroi Nasuf Latifi Koordinator i Ligës Perëndimi.

Liga e fëmijëve në nivel të vendit janë të ndara në gjashtë rajone, ndërsa në rajonin e Perëndimit garojnë ekipe nga Tetova, Gostivari dhe Mavrova, ku kryesisht janë të përfshirë fëmijë të talentuar dhe nxënës shembullor. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia