Pas publikimit të lajmit se futbollisti Elif Elmas ka rezultuar pozitiv me COVID-19, Seleksionuesi I Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen historike me Kosovës që zhvillohet më 8 Tetor në Shkup.
Humbja e Elmasit të Napolit, padyshim se paraqet goditje të madhe për kombëtaren e RMV-së, por nga lista e publikuar, vërrehet prezenca e Goran Pandevit I cili me siguri se do të lejohet të udhëtojë në Shkup.
Kapiteni u gjet në listën me 23 emra të seleksionuesit Angelovski, kurse në të është edhe portiere Stole Dimitrievski I cili I ka tejkaluar problemet me koronavirusin, kurse në kombëtare kthehet edhe Ferhan Hasani I Helsinkit./KlanMacedonia