close
Sport

FUTBOLL: RABOTNIÇKI-RENOVA HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 9-të

Fisnik Zuka

Sfida mes Rabotniçkit dhe Renovës që nesër zhvillohet në arenën “Todor Proevski” në Shkup, hapin siparin e xhiros së 9-të në Ligën e Parë të futbollit vendor. Skuadra vendase në tetë ndeshjet e deritanishme ka të shënuara 2 fitore, 1 barazim dhe 5 disfata dhe me shtatë pikë të grumbulluara është në pozitën e 9-të, ndërkaq nga ana tjetër Renova me 4 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje ka 13 pikë, pozicionohet e katërta. Në taborin e Renovës janë optimist se do të vazhdojnë rrugëtimin e sukseseve.

Sipas ecurisë që kemi pasur gjatë kësaj jave kemi tri fitore rresht. Besoj që edhe këtë javë shkojmë në Shkup disi si më të qetë për të luajtur futboll. Ne si lojtarë do ta japim maksimumin dhe besoj se do dalim me maksimumin e pikëve. Po besoj nëqoftëse e japim maksimumin gjithë ne si ekip, se pse dhe jo mos ta dënojmë edhe Rabotniçkin me fitore.” deklaroi Fisnik Zuka futbollist i Renovës.

Katër takimet tjera të javës së fundit të rrethit të kampionatit zhvillohen të shtunën me fillim në orën 15:00, takohen: Shkëndija – Vardari, Boreci – Struga Trim Lum, Makedonija Gj.P-Shkupi dhe Akademija Pandevi – Sileksi. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia