close
Sport

FUTBOLL: RASHICA DHE MEHA LËNË SHQIPËRINË PËR KOSOVËN

tvart

Talenti shqiptar nga Vushtria, Milot Rashica bëri të ditur se do ta përfaqësoj Kosovën në eliminatoret Rusi 2016. Këtë zgjedhje ai e ka cilësuar si mjaft të vështirë por se ky është vendimi i tij dhe duhet respekturar. Kësaj nisme iu bashkangjit edhe snajperi Alban Meha.

30 vjeçari nga Mitrovica ka dhënë një mesazh në profilin e tij në facebook ku ka postuar një pikturë të tijën ndërsa mban veshur fanellën blu të Kosovës me numrin 17, imazhe që flasin këto sa shumë fjalë, për më tepër me mbishkrimin Kosova dhe shenjën e zemrës.

Meha bëri debutimin me kombëtaren shqiptare në 7 shtator të 2012 përballë Qipros dhe numëron 7 prezenca me fanellën kuqezi mke të cilën ka shënuar dy gola, në dy takime miqësore ndaj Lituanisë dhe ndaj Maltës. Karavanit sipas informatave jozyrtare do ti bashkohet edhe Amir Rahmani dhe Herolind Shala. Por një gjë është e saktë, mund të kemi 2 përfaqësuese por jo dy kombëtare. Ëndrra e kahmotshme për të pasur një kombëtare nën flamurin kuqezi po venitet dhe shqiptarët në vend që ti grumbullojnë forcat për një kombëtare janë duke u ndarë pjesë pjesë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia