close
Sport

FUTBOLL: RENOVA NISI PËRGATITJET PËR PJESËN PRANVERORE

29487_121302851224168_1016222_n

FISNIK ZUKA ZYRTARISHT PËRFORCIMI I PARË I EKIPIT


 

Renova është skuadra e parë e Ligës së Parë që nisi përgaditjet për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e paër të futbollit vendor. Faza e dytë do të zhvillohet në Ohër nga 20 janari, ku do të ketë edhe katër ndeshje kontrolluuese. Fisnik Zuka zyrtarisht  formosi kontratë  një vjeçare me Renovën.

 

Klubi I futbollit Renova  zyrtarisht  nisi përgatitjet  për  pjesën pranverore të kampionatit raporton KlanM.Ekipi nën drejtimin e trajnerit  Qatip Osmani në  Qendrën sportive  në  Tetovë  zhvilloi  senacën e parë  stërvitore. Faza e parë  do të  zgjasi deri më  19  janarë  ku krahas seancave të rregullta stërvitore  do të  zhvillohen  edhe  2 ndeshje kontrolluese, me të vetmin qëllim që  ekipi të  arrijë objektivat e veta.

 

QATIP OSMANI – TRAJNER I KF RENOVA

“Renova  ka ekip te mirë, ka një  ekip që duhet të luftojë për  kreun e tabelës.. Jemi munduar në periudhën e  pushimit të bëjmë disa  ndryshime në  aspektin e përforcimeve. Fisnik Zuka është një  lojtar  I kalibrit që e kërkonim mendoj se do ta ndihmon në  qëllimet tona. Ditët e ardhshme  presim edhe  disa  lojtar nga jashtë”

 

Skuadra e Xhepçishtiit në  këtë  merkato dimërore  synon të  angazhoj  3-4 lojtar  cilësorë  ndërsa  përforcimi i parë  vjenë në  FC Shkupi, bëhet fjalë për Fisnik Zuka I cili edhe më parë  ka qenë  pjesë e kësaj skuadre transmeton KlanM.

FISNIK ZUKA _ FUTBOLLIST I KF RENOVËS 

“Klubit I premtoj  se do të punoj maksimalisht dhe besoj se së bashku me gjithë klubin  do të arrijmë synimet e Renovës

Gjatë fazave përgatitore  ekipe  ka planifikuar të zhvilloi edhe shtatë ndeshje kontrolluese  me  ekipe  vendore  dhe ato të rajonit. Dy ndeshje do të zhvillon   gjatë fazës së parë, katër ndeshje në  fazën e dytë  që do të zhvillohet në Ohër, dhe ndeshje e fundit  do të  zhvillohet një  javë  para fillimit të pjesës pranverore të kampionatit që starton më 13 shkurt./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia