close
Sport

FUTBOLL: RENOVA RIKTHEHET ME STËRVITJE NË FUSHË

Testet Renova

Pas po thuajse tre muaj pushim ashtu siç ishte paralajmëruar seancave  stërvitore i është rikthyer edhe klubi i futbollit Renova. Në grumbullimin e pare duke respektuar protokollin e përgatitur nga  FFM dhe Instituti për Shëndet Publik u bënë testimet mjekësore dhe më pas ato fizike. Në seancën e parë stërvitore ekipi në drejtimin e trajnerit Bujar Islami ka  punuar në grupe krejt në bazë të protokollit të organeve përkatëse. Testimin për koronavirusin në klubin e Renovës do ta bëjnë ekspert nga  spitali Sistina, ditën e shtunë në Tetovë.

Mundohemi ti përmbahemi e gjithë atij protokolli që e ka bërë Federata dhe Instituti I Shëndetit Publik. Kemi marr  masat për dezinfektimin e objektit  dhe  dezinfektimin e  të gjitha  pajisjeve sportive  duke  përfshirë edhe përgatitjet, veshjet e  lojtarëve. Nga  sot  do ushtrojmë me grupe , do të thotë ashtu  siç e parasheh  protokolli pastaj nga  java e ardhshme kur  do të mundemi të bashkëngjitkemi edhe komplet ekipi dhe të përgatitemi sa është më mirë për fillimin e kampionatit edhe pse është koha shumë e shkurtë për përgatitje”  deklaroi  Fisnik Nuhiu drejtor  sportive I KF Renova

Pas më tepër se 2 muaj e gjysmë dje në stërvitje janë rikthyer edhe klubi i futbollit Shkupi dhe Struga Trim Lum. 

Në Çair skuadra e drejtuar nga trajneri Muhaerm Bajrami filloi me punë  në bazë të protokollit të Institutit për Shëndet Publik, që do të thotë se stërvitjet janë zhvilluar në grupe. Fatmirësisht në grumbullimin e pare nuk ka munguar asnjë lojtar i ekipit, ndërsa i pranishëm ishte edhe Besir Demiri.

Në atmosferë të ngjashme me punë ka filluar edhe ekipi Struga Trim Lum që drejtohet nga trajneri Srgjan  Zaharievski. Në  seancën e parë stërvitore  ekipe  ka  punuar në grupe duke i respektuar të gjitha masat e ISHP-s. Në  bazë njoftimeve të komisionit për gara  në FFM,  kampionati  duhet të vazhdoj me ndeshjet e javës së 24-të  me 14  apo 21 qershor./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia