close
Sport

FUTBOLL: RIKTHEHET “DRITHËRIMA” CHAMPIONS

Shkendija 1

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll Shkëndija për herë të 8-të merr pjesë në garat Europiane, prej të cilave kjo do të jetë hera e tretë në eliminatoret e UEFA Champions League. Kuqezinjtë tre vite rresht luajnë në Play Off të Europa League dhe kjo ecuri bën që në duelin me Nomme Kalju të shihet si favorit.

Mbrëmë para seancës stërvitore në “Kadrioru Staadion” të Talinit, KF Shkëndija ka mbajtur konferencën zyrtare për shtyp para duelit të parë me Nomme Kaljun në kuadër të xhiros së parë eliminatore të UEFA Champions League. Kapiteni Armend Alimi para mediave estoneze ka folur për ndeshjen e sotme

“Ndeshjet në Europë dallojnë nga ato kampionale, gjithmonë janë më të vështira. Mirëpo mendoj se kualiteti gjithmonë do të del në pah, eksperienca gjithashtu dhe më i rëndësishëm është motivi dhe qëllimi dhe caku që ke në atë ndeshjeE dimë që janë dy ndeshje të vështira. Jemi përgatitur maksimalisht për këto dy ndeshje. Në ndeshjen e  parë shpresojmë që të shënojmë dhe do të ishte mirë mos të pranojm asnjë gol”-u shpreh kapiteni Armend Alimi.

Pas konferencës pët shtyp, kuqezinjtë mbajtën senacën e fundit stërvitore në “Kadrioru Staadion” të Talinit, ku sot me fillim në ora 18:00 zhvillohet dueli i parë Nomme Kalju-Shkëndija. Ndërkohë që sonte kampioni i Kosovës, Feronikeli do të luajë në Uells ndaj skuadrës së TNS me fillim nga ora 20:00. /Shaban Sinani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia