close
Sport

FUTBOLL: RIVER PLATE FITON SUPERCLASICON E PARË

Copa Libertates

River Plate mposhti 2-0 në stadiumin “Monumental” të Buneos Airesit Boca Juniors në sfidën e vajtjes gjysmëfinale të Copa Libertadores, që konsiderohet turneu më i rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut.

River Plate, kampionia në fuqi e turneut, hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimin për në finale, me ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet më 23 tetor në “Bombonera”.

Skuadra e drejtuar nga Marcelo Gallardo nuk humbet në Superclasico kundër Bocas prej thuajse 2 vjetësh. Ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi nuk ishte i grumbulluar në këtë takim, por mendohet se do të luajë në sfidën e kthimit, ku do të tentohet përmbysja. E kualifikuara e këtij çifti do të përplaset në finalen e madhe që do të zhvillohet në Santiago të Kilit fituesen e çiftit tjetër gjysmëfinal Gremio-Flamengo. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia