close
Sport

FUTBOLL: RMV-ja BARAZOI ME SLLOVENINË

5CA8800B-5192-4763-AE0C-E7363384EB45

Kombëtarja e RMV-së në futboll luajti baraz 1:1 me Slloveninë në ndeshjen miqësore që u zhvillua sot në Shkup.

Adhuruesit e futbollit pas një kohe të gjatë sërish nga tribunat e stadiumit patën mundësi të ndjein një ndeshje të kombëtares.

Golin e epërsisë për RMV-në e shënoi Elif Elmas në minutën e 55-të pas një krosimi të Egjan Alioskit, por pas shumë shanseve të parealizuara në minutën e 97-të të ndeshjes Sllovenia barazoi me golin që e shënoi Domen Crnigoj.

Kombëtarja e RMV-së të Premten do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore kundër Kazakistanit, para se të udhëtojë në Bukuresht për fillimin e Kampionatit Evropian. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia