Futboll: Ronaldo mund të përfundojë në Bayern Munchen

Cristiano Ronaldo raportohet se mund të largohet nga Manchester United.

Pas vetëm një sezoni të kaluar pas rikthimit në “Old Trafford”, e ardhmja e portugezit është vënë në dyshim.

Ronaldo po lidhet me një largim, derisa Bundesliga përmendet si një destinacion i mundshëm.

Sipas “AS”, 37-vjeçari e dëshiron largimin që tani nga “Djajtë e Kuq”.

Bazuar në raportimin e gazetës spanjolle, Bayern Munichi po mendon rreth transferimit të kapitenit së Portugalisë.

Kampioni gjerman thuhet se e sheh Ronaldon si zëvendësues ideal të Robert Lewandowskit, i cili më shumë gjasë do të largohet nga “Allianz Arena”.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” me Man United ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. Në kontratë është i përfshirë edhe opsioni për vazhdim të bashkëpunimit edhe për një tjetër sezon.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share