close
Sport

FUTBOLL: SHKËNDIJA NDËRPRET BASHKËPUNIMIN ME ARMEND ALIMIN

arm

Pas plot shtatë viteve me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkpunimin Armend Alimi dhe klubi I futbollit Shkëndija.

Në një komunikatë të publikuar në rrjetet sociale KF Shkëndija shpreh  publikisht mirënjohjen për Armendin për angazhimin dhe përkushtimin e tij në fanellën kuqezi, dhe i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen. Dyert e klubit kuqezi për Armendin gjithmonë do të jenë gjithmonë të hapura për bashkëpunime të ndryshme,.

Armend Alimi  ekipit kuqezi i është bashkëngjitur në vitin 2014 dhe ky ishte sezoni i tetë garues i tij, ka të shënuar  45 gola  dhe  ka  qindra  asiste, ndërsa më shumë shkëlqeu pikërisht në ndeshjet më të vështira, ato të garave evropiane.

Gjatë qëndrimit në ekipin e Shkëndijës, Armend Alimi, ka  fituar gjithsej 5 trofe, tre herë titullin e kampionit, ndërsa dy here Kupën e Maqedoninë e Veriut./

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia