close
Sport

FUTBOLL: SHKËNDIJA NDËRPRET BASHKËPUNIMIN ME HEBAJN

HEBAJ FB

HEBAJ: SHPRESOJ QË KJO TË JETË NJË MIRUPAFSHIM JO NJË LAMTUMIRË.


 

 

Vetëm pas një një viti, futbollisti shqiptar Rubin Hebaj largohet  nga  skuadra e  Shkëndijës. Për largimin e këtij futbollisti nga  skuadra kuqezi, lajmi është publikuar në faqen  zyrtare të klubit “KF Shkëndija njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Rubin Hebaj. Sulmuesi Hebaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës kuqezi, ndërsa marrëveshja për ndërprerjen e bashkëpunimit ka qenë e dyanshme”.

 

Ndërsa largimin e  ka konfirmuar edhe vet futbollisti në rrjetin  social fejsbuk “Aventura ime me KF Shkendijen mbaroi. Falenderoj shume stafin drejtues, stafin e trajnerëve që punova, shokët e skuadrës dhe normalisht tifozët e mrekullueshëm Ballistat. Shpresoj që kjo të jetë një mirupafshim jo një lamtumirë. Suksese në të ardhmen”.
Hebaj ekipit të Shkëndijës iu bashkangjit në janar të këtij viti dhe është pjesë  e  ekipit që fituan për herë të katërt titullin kampion i Maqedionisë së Veriut .  Drejtuesit e klubit e falënderojn Rubin Hebajn për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia