close
Sport

FUTBOLL: SHKËNDIJA – SHKUPI, DERBI I SEZONIT VJESHTOR

7DCD8C7B-A05F-418E-95A7-0D0D7E815BE6

PESË TAKIMET E SË DIELËS  FILLOJNË NË ORËN 13:00


Ndeshja derbi e pjesës vjeshtore  të kampionatit  në Ligën e Parë të futbollit vendor do të zhvillohet  të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë mes Shkëndijës dhe Shkupit, në kuadër të  javës së 12 të. Shkëndija mbanë pozitën e parë pas  përfundimit të 11 ndeshjeve në rrethin e pare të kampionatit me 7 fitore e 4  barazime, ndërsa  Shkupi në pozitën e dytë me 7 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.  Ndeshja e pare në Çair përfundoi me barazim 2-2 . Futbollisti kuqezi Valon Ahmedi për derbin e së dielës shpreson në fitore të sigurt.

VALON AHMEDI – FUTBOLLIST I KF SHKËNDIJA 

“Po besoj se do jetë një ndeshje shumë e mirë. Për momentin që është se jemi në vendin e parë dhe të dytin, do të jetë një ndeshje shumë e mirë. Jemi të përgatitur maksimalisht dhe normalisht që Shkëndija kur hynë fush gjithmon synon fitoren. Kështu që jemi përgatit maksimalisht për këtë ndeshje” 

Nga ana tjetër Fatjon Jusufi ftuar në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni duke fol për atmosferën ne ekipin e tij në prag të ndeshjes kundër Shkëndijës të dielën, ai theksoi është detyrë e  dy  skuadrave  që të dëshmojnë futboll cilësor.

FATJON JUSUFI – FUTBOLLIST I FC SHKUPI

“Po tani kur luan vendi parë me vendin e dytë është gjithmonë diçka e madhe. Vetëm se gjëja më negative do të jetë se nuk ka tifozë, fatkeqësisht ndoshta ajo do të jepte një emocion tjetër kësaj ndeshje” 

Ndeshja  Shkëndija – Shkupi  do të drejtohet nga  arbitri ndërkombëtar Dimitar Meçkarovsli. Në ndeshjet  tjera të javës së 12-të takohen: Struga Trim Lum – Renova, Rabotniçki – Makedonija Gj.P, Akademia Pandev – Pelisteri  dhe Sileksi – Bellasica. Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në orën 13:00. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia