close
Sport

FUTBOLL: SHKËNDIJA SIPAS PLANIT VAZHDON PËRGATITJET

0BA2CF10-F7C3-4F1B-BDF2-C5BE38EA99A6

MË 24 JANAR EKIPI TRANSFEROHET NË ANTALI


Shkëndija e Tetovës sipas planit është duke e zhvilluar fazën e parë të përgatitjeve ku është  punuar maksimalisht  kryesisht  përgatitje fizike, kështu deri më 24 janar kur  ekipi do të transferohet në Antali, Turqisë ku  krahas  seancave  stërvitore  do të  zhvillohen edhe 4 ndeshje kontrolluese.   Sa i përket  lëvizjeve  eventuale në ekipin kuqezi, trajneri Ernest Gjoka  deklaroi.

Çdo skuadër ka nevojë për përforcime, kështu që edhe  Shkëndija ka nevojë për përforcime. Sigurisht se përforcimet nuk do të jenë të shumta. Ne po mundohemi të jemi të kujdesshëm në bashkëpunim me kryesinë, të jemi të kujdesshëm për gjetjen e atij elementi  që do të na  kryeje  punë sepse Shkëndija  patjetër do lojtar  cilësorë. Por që të gjesh cilësinë në këto moment  është  shumë e vështirë. Por ne  gjithsesi se jemi  duke punuar  me  shumë qetësi dhe me shumë kujdes,  duke punuar që të sjellim 1 apo 2  cilësi në skuadër , për të vazhduar at  cilësi  që kemi sjell  që nga  vjet  deri  sivjet ku kemi sjell gati 6  lojtar dhe të gjashtit i kemi bazën ekipit ”deklaroi Ernest Gjoka trajner i Shkëndijës.

Skuadra e Shkëndijës  deri më  sot ka vazhduar kontratën me portierin  Kostadin Zahov deri në vitin 2023. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia