close
Sport

FUTBOLL: SHKËNDIJA SOT KA UDHËTUAR PËR NË ANTALIA

Shkendija

FAZA E DYTË ZGJAT NGA 04-27 JANAR 2022


Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut klubi i futbollit Shkëndija sot në orët e hershme të mëngjesit ka udhëtuar për Antali ku do të zhvillon fazën e dytë të përgaitjeve për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit që starton më 13 shkurt.  Skuadra tetovare kështu bëhet e para nga vendi që ka nisur përgatitjet e fazës së dytë në Antali. Bashkë me stafin teknik që drejtohet nga  trajneri Bruno Akrapoviq kanë udhëtuar të gjithë futbollistët që do të jenë në disponim të stafit teknik përfshirë këtu edhe përforcimet si Ferhan Hasani, Klisman Cake, Mihail Manevski dhe Andre Mensalao.

Gjatë qëndrimit në Antalia do të zhvillohen edhe katër ndeshje kontrolluese, ndërsa orari  dhe kundërshtarët do të mësohen gjatë ditës së nesërme. Faza e dytë e përgatitjeve  në Antalia do të zgjasi nga dita e sotme (4 janar) deri më 27 janar. Kujtojmë se ekipi kuqezi  pjesën vjeshtore të kampionatit e përfundoi në pozitën e tretë me 34 duke shënuar  9 fitore, 7 barazime dhe vetëm dy humbje. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia