close
Sport

Futboll: Shkupi kthehet me humbje nga Irlanda

297087705_483744473753684_2333462891239746469_n

SHKËNDIJA BARAZON ME SUEDEZËT E AIK STOKHOLM

 Ekipi i Shkupt nga Irlanda kthehet me  humbje 3-1 në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Liga Europa, ndërsa ekipi i Shkëndijës nga Suedia kthehet me barazim në ndeshjen e parë të turit të tretë në Liga e Konferencës. Kualifikimi I  dy  ekipeve  tona  në fazën e paly off-t mbetet   I hapur pë ndeshjet  kthyese  që do të zhvillohen më 11 Gusht në Shkup

 Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, mposhtet me rezultat 3:1 në Dublin të Republikës së Irlandës, nga skuadra Shamrock Rovers, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Europa League. Autor të golave pë vendasit ishin Burke nga penaltia, Watts dhe  O’Neill me  golin në minute e 97 të ndeshjes. Golin e shpresës për Shkupin e shënoi Queven. Krahas disfatës  FC Shkupi  në këtë ndeshje  mbeti edhe  pa  futbollistin Walid Hamidi, I cili u ndëshkua me kartonë të kuq. Edhe pse Shkupi pësoi disfatë nga del nga Shamrock Rovers, në stadiumin “Tallaght” në Dublin por shpresat  megjithate mbetetn pë ndeshjen kthyese  dhe  të sigurojnë kualifikim në paly off të Liga Evropa.

Skuadra tjetër nga Maqedonia e Veriut  ekipi I Shkëndijës kthehet me një rezultat  pozitiv  dhe  tani mbetetn shpresat  që në ndeshjen  kthyese  pas një jave  në Shkup të përsërit suksesin nga  2017 kur  siguroi kualifikim në play off.  Shefi i stafit teknik në ekipin kuqezi Artim Shaqiri, tha se në ndeshjen kthyese duhet të bëjmë më të mirën që mundemi për të kaluar në fazën e play off-it.

Ndeshja e dytë në Shkup normalisht që është ndeshje kthyese të cilën e fillojmë nga  zero, me rezultat të barabartë. Ndeshje në të cilën duhet të vendoset fati i të dy ekipeve. Normalisht ne  si vendas apo si mysafirë që ishim sot e bëmë punën tone si  duhet kurse në Shkup si vendas do  kërkojmë rezultain  për fitore që të kalojmë në turin tjetër”, deklaroi Artim Shaqiri trajner i KF Shkëndija.

Ndeshjet  kthyese  Shkupi – Shamrok Rovers në Liga  Evropa dhe  Shkëndija – AIk Stokholm do të zhvillohen  më 11 gusht në Shkup./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia